Kupa e Maqedonisë: “Ballistët” bojkotojnë finalen

ballistet5.jpg

Shkëndija e Tetovës nuk do të ketë mbështetjen e tifo-grupit “Ballistët” për finalen e Kupës së Maqedonisë kundër Pelisterit që do të luhet në datën 17 Maj. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, “ballistët”, sqarojnë arsyet e mungesës së tyre në stadiumin e Strumicës me kapacitet rreth 6500 vende.

Ballistët kërkojnë që FFM, të shtojë numrin e biletave në shitje për sektorin e tyre. Ata kërkojnë që për zgjidhjen e këtij kontesti të reagojë edhe Shkëndija dhe këmbëngulin se nëse nuk ndryshon vendimi që këtyre t’ju jepen vetëm 300 bileta, këta nuk do të jenë të pranishëm në finalen e Kupës e cila luhet të mërkurën në Strumicë.

Komentet
Top