Kuqezinjtë, lëvizjet e para në merkato

berat-gjimshiti-752x440.jpg

Tre lëvizjet e para te futbollisteve te kombëtares shqiptare, por edhe ata ish, ne merkaton e verës. Berat Gjimshiti duket se e ka gjetur strehën e re pas nje supersezoni me Avelinon ne kategorinë e dyte. Atalanta e ka dhëne përsëri ne formën e borxhit, por kete here te skuadra qe sapo është ngjitur ne serine A, Benevento.

Edhe pse lajmi nuk është zyrtarizuar ne faqen e Beneventos, qendërmbrojtësi i Kombëtares Shqiptare është pare me grumbullimin me skuadrën per fazën përgatitore ne prag te sezonit te ri. Ndërkohe ish-futbollisti kuqezi Valdet Rama kalon nga Gjermania ne Kine. 29 vjecari nga Mitrovica është larguar nga skuadra e Vurzburg Kicers qe ra ne kategorinë e trete gjermane duke nënshkruar me Janbian Funde.

Gjithsesi edhe pozitat e skuadrës kineze nuk janë te mira ne klasifikimin e përgjithshëm, duke u renditur e fundit me vetëm 10 pike. Nga nje situate jo e mire ka shpëtuar edhe ish qendërmbrojtësi i shpresave i cili kaloi nga Lokomotiv Zagreb te Inter Zapresic. Futbollisti nuk luante prej shume kohesh, pasi nuk kishte pranuar te rinovonte me Lokomotiv.

Besnik Hasi e ka filluar me dore te hekurt te Olimpiakos. Per fazën përgatitore qe është duke u zhvilluar ne Belgjike, tekniku kosovar ka përjashtuar 5 futbolliste nga skuadra, mes tyre edhe patriotin Pajtim Kasami. Largimi i këtyre lojtareve nga faza përgatitore deri ne 14 korrik do te thotë se keta futbolliste nuk janë ne planet e gjakovarit. Objektivi i Hasit është kualifikimi i kampioneve te Greqisë ne fazën e grupeve te Uefa Champions League.

Futbollisti me i ri i Kosovës Denis Avdiaj e ka nisur ne mënyrën me te mire sezonin e ri me Shalken. 20-vjecari i talentuar shënoi golin e pare ne fitoren e thelle qe skuadra nga Gelsenkirhsen arriti ne fushën e Erkenshvik me rezultatin 9-1.

Komentet
Top