Kuqezinjtë përgatiten për Helsinkin

auto_35203247716_ff35dc98a7_c1499771629.jpg

Shkëndija e Tetovës të enjten në Strumicë përballet me HJK Helsinkin e Finlandës në ndeshjen e parë të raundit të dytë të eliminatoreve të Liga Evropës. Një ditë para ndeshjes në konferencë për shtyp për pritjet do të flasin trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani.

Takimi me gazetarë do të mbahet në hapsirat e stadiumit ‘Mlladost’ në Strumicë me fillim në orën 14:00, ndërsa në të njëjtin do të marrin pjesë shefi i stafit teknik, Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani.

Njëkohësisht ju njoftojmë se skuadra nga Finlanda në Shkup arrin të martën (12.07.2017). Do të vendosen në Strumicë, ndërsa stërvitjen zyrtare para ndeshjes do ta zhvillojnë të mërkurën në orën 18:00 në stadiumin ‘Mlladost’ në Strumicë. Pak para fillimit të stërvitjes, në orën 17:45 HJK Helsinki parasheh të zhvillojë takim me media.

Komentet
Top