Kur LSDM-ja përdorte shqipen për të mbledhur vota shqiptare (FOTO)

zaev-3.jpg

Ky poster i LSDM për tubim në Dibër gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit tregon se si kjo parti përmes strategjisë së saj kishte mbledhur votat e shqiptarëve, duke përdorur gjuhën shqipe. Në posterin e publikuar shihet se si tërësisht është përdorur gjuha shqipe, informon INA.

Kjo parti gjithashtu gjatë fushatës përdori shqipe edhe në vendosjen e një tabele të shtabit zgjedhor në Çair, por që të nesërmen u hoq, pas kritikave të VMRO-DPMNE dhe disa mediave maqedonase.

Taktizimet e tilla të LSDM u përdorën edhe me përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar nëpër shtabet partiake në vendbanimet e pastra shqiptare, transmeton INA.

Lideri i LSDM-së paraprakisht kishte deklaruar programin për zbatimin e dygjuhësisë, ndërsa paralajmërimet dhe komunikatat partiake gjithashtu gjatë fushatës i dërgoheshin mediave edhe në gjuhën shqipe. Nga kjo parti të pyetur tani se përse nuk përdoret gjuha shqipe, gjejnë arsyetime se kjo së shpejti do të ndodhë dhe pas rregullimit të ligjit të ri për përdorimin e gjuhës shqipe.

Komentet
Top