Kurba kritike e të djathtës në Shqipëri prej 1991

0-37.jpg

Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate celjes se punimeve te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike, ku marrin pjese 7500 delegate qe perfaqesojnë 101 mije anetare te PD nga e gjithe Shqiperia./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during National Assembly of Democratic Party.

Kur zgjedhjet kanë përfunduar dhe palët sillen sikur bëjnë bilancin real, – disa “detaje” nënvleftësohen. Ja njëri prej tyre: prej vitit 2004 kemi dy parti të majta konkurruese, PS e LSI. Nga e majta ka parti të tjera konkurruese, përfshirë parti të reja, si LIBRA, PSD, dhe një pjesë e PDIU. Po nga e djathta?

Dështoi LZHK, dështoi FRD, dështoi SFIDA dhe për pasojë, në fund të 27 viteve në gjashtë partitë më të votuara në Shqipëri vetëm një parti ëshë e djathtë, katër të majta dhe një 50%-50%. A është kriza e të djathtës krizë përfaqësimi apo qytetarët janë të prirur drejt së majtës? Të gjitha sondazhet e studimet tregojnë se diferenca reale midis votuesve të majtë e të djathtë është minimale, midis 5-10%, na varësi nga rrethanat dhe modelet qeverisëse, kurse tabela bashkëngjitur tregon një raport disproporcional: 68% me 31% ose 37% në favor të së majtës! Hendeku nuk ka qenë kaq i lartë asnjëherë gjatë tranzicionit, përfshirë vitin 1997 apo 1991.

Arsyet? Ka më shumë se 1 apo 2 arsye, dhe standardi minimalist i mënyrës sesi vetë PD po sillet me analizën postzgjedhore dhe zgjedhjet brenda saj flasin vetë. E djathta ka humbur bazën dhe identitetin, ka humbur frymëzimin dhe forcën morale, ka humbur elitat dhe besueshmërinë me to dhe me partnerët ndërkombëtarë.

Ajo sillet më ashpër me kritikët e fraksionet brenda saj, ose partitë e reja të djathta, sesa me kundërshtarët politikë, ndaj nuk ka lejuar dhe nuk lejon një “LSI” të dytë nga e djathta.

Përkundrazi, preferon më shumë LSI-në e majtë dhe kështu, prej vitit 2009 e majta është në pushtet fulltime ose part-time, kurse e djathta ka mbetur vendnumëro, duke evokuar me nostalgji të kaluarën që nuk kthehet, kur 1.2 milion shqiptarë e votuan me shpresën për progres, demokraci funksionale, integrim dhe ndarje morale e me drejtësi me të kaluarën.

Kriza e sotme është krizë përfaqësimi, krizë besimi dhe krizë vizioni drejt të ardhmes. Më qartë se kushdo këtë e shpreh fakti se partia e ish të përndjekurve politikë APD ka marrë thuajse të njëjtin numër votash me Partinë Komuniste, dhe kur dy parti të reja me profil të djathtë kanë marrë më pak vota sesa një i majtë “socialdemokrat” në Shkodër.

Ky bilanc dramatik për të djathtën do të duhet të ishte pikënisja e një analize, reflektimi dhe reformimi të thellë të saj, – në ide, në program, në sjellje, në mentalitet, në elita përfaqësuese, në shumëllojshmëri alternativash, në zgjerim horizontal dhe në identitet e vlera. Pa to, cdo lajm tjetër ditor, përfshirë emrat e atyre që marrin rrogën në PD apo histeritë militante në rrjetet sociale, nuk kanë asnjë vlerë dhe shërbejnë në zgjatjen e agonisë, – tashmë duke ecur në anti-kohë, duke iu mohuar shoqërisë e qytetarëve të drejtën e një përfaqësimi politik periodik, të balancuar, konkurrues dhe cilësor midis të majtës e të djathtës në Shqipëri.KURBA KRITIKE E TË DJATHTËS NË SHQIPËRI PREJ 1991

Nga Afrim Krasniqi

Komentet
Top