Kurti fton disa deputetë të PDK-së në Vetëvendosje

albu-1.jpg

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se PDK-ja asnjëherë nuk do të mund të jetë demokratike.

Në një intervistë për Rubikon të KTV-së, Kurti ftoi disa deputetë të PDK-së t’i bashkohen Vetëvendosjes.

“Edhe deputetët që janë brenda PDK-së mund të vijnë në Vetëvendosje, nuk dua të cek kush, por ne i japim qasje të gjithëve”, ka shtuar Kurti.

Kurti ka thënë se është Nait Hasani, e disa deputetë tjerë janë ndryshe prej të tjerëve.

“Duhet të ndodh njëfarë reformimi në PDK dhe nuk mendoj që mund të ndodhë pa qenë në opozitë. Nëse ka individë në PDK të cilët e shohin të pamundshëm reformimin atëherë le të dalin prej aty”, ka thënë ai në Rubikon. /

Komentet
Top