Kush dhe si e vrau Lavdrim Muhaxherin?

CFiQ4rBUIAELH5E.jpg

Sot në një sulm me drone të amerikanëve në Siri, diku në kufi me Irakun sipas të gjitha gjasave është vrarë Lavdrim Muhaxheri, mëson gazeta KOHA. Kjo informatë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por sipas të dhënave që ka kuptuar gazeta KOHA, në mesin e grupit që është sulmuar ka qenë edhe Lavdrimi. Brenda pak ditëve, ky është personi i tetë nga Kosova që i është bashkuar ISIS-it dhe që gjenë vdekjen nga sulmet me dron të forcave aleate të koalicionit anti ISIS. Në muajin shkurt gjithashtu u bë e ditur edhe për vrasjen e Ridvan Aqifit nga Gjilani, i njohur me nofkën Al – Kosovi, një prej komandatëve të shqiptarëve të ISIS-it.

Komentet
Top