Kush qëndron pas sulmeve ndaj ministrave të BDI-së dhe pse?

18199317_10155456674481833_7784536799353310295_n.jpg

Ka filluar “gjuetia e shtrigave” në BDI për postet ministrore në qeverinë e re LSDM-BDI. Cak i sulmeve janë ministrat e rinj të BDI-së që morën përsipër në supet e tyre barrën më të rëndë në kohën e krizës më të madhe morale në këtë parti.

Deri sa para disa muajsh u slmua ministri pa resor Arlind Zeqiri në selinë e BDI-së nga ish-ministri i Ekonomisë Bekim Neziri poashtu flitej nëpër carshi se ministri i Ekonomisë Driton Kuçi njëherit nipi i Izet Mexhitit është sulmuar fizikisht nga bashkëpërtiakët e tij pas emërimit të tij në këtë post tani në pah vjen sërish Izet Mexhiti i cili së bashku me Ejup Halimin eksponentët kryesor të klanit të Çairit sulmojnë tinzarisht personalitetin e Prof. Dr Festim Halilit i cili mban postin e zv.kryeministrit për Marrëveshjen e Ohrit.

Sulmi i fundit vjen nga gazeta KOHA i cili mendohet se është porositur nga klani i Çairit i cili në këto zgjedhje pësoi disfatën më të madhe të BDI-së respektivisht në zonat nr 1 dhe 2.

Titulli i gazetës Koha: “Në Qeveri më shumë rom dhe turq se sa shqiptarë” dhe si cak i sulmit është zv/kryeministri Prof. Dr. Festim Halili, ka prapavijë politike, shpifëse ndaj zv/kryeministrit në fjalë pasi në të janë shtrembuar dhe nxjerrë nga konteksti me qëllim të diskretitimit të personalitetit të tij. Lajmi duhej ti kushtohej zv/drejtorit gjeneral të qeverisë Tahir Hanit i cili është përgjëgjës në këtë rast për punësimet në Qeveri.

Mos të harrojmë këtyre të klanit “Pronto Çair” në Maqedoni ti rikujtojmë këta të cilët duan të vdesin në funksione qeveritare se njërit nga ky klan i’u arrestua babai për rryshfet ndërsa tjetri kishtë tarifën 3.000 deri 5.000 eu për punësim kur mbante post në Sekretarijatin e MO-së.

A do të vazhdojë kryetari i BDI-së t’u jap përparsi të rinjëve apo do ti rikthej dështakët përsëri në funskione do të shofim ditëve në vazhdim.Shqipmedia

Komentet
Top