Kutet e dyfishta të Qeverisë: Pse vetëm shqipja në Veneci!

bdi-sdsm.jpg

Tani më është gjithçka e qartë dhe zyrtare. Ligjin për gjuhën shqipe Qeveria përfundimisht do ta dërgojë për mendim në Komisionin e Venecias. Edhe pse Ligji ishte pjesë e marrëveshjes për koalicionim mes LSDM-së, BDI-së dhe ASH-së, zyrtarët e lartë qeveritarë kalimi e ligjit të gjuhës në Komisionin e Venecias e arsyetoi me faktin se kjo është me kërkesë të faktorit ndërkombëtarë me qëllim që në të ardhmen të pengohet kontestimi i tij ose ankimimi në Gjykatën Kushtetuese, shkruan gazeta KOHA.

Pas vendimit të Qeverisë që Ligjin për gjuhën shqipe ta dërgojë në Komisionin e Venecias, analistë politik pyesin se a thua njëjtë do të veprohet njëjtë edhe me marrëveshjen për emrin apo atë për fqinjësi me Bullgarinë, që janë objekt i bisedimeve dhe në agjendë për t’u zgjidhur. Sipas tyre, Qeveria vepron me kute të dyfishta, pasi përdorimi i shqipes garantohet edhe me Kushtetutë.

Heqja dorë nga premtimet e dhëna partive shqiptare është metodologji e punës e të gjitha qeverive maqedonase deri më sot, pa marrë parasysh se VMRO apo LSDM kanë qenë në pushtet, thotë Shpëtim Pollozhani, kryetar i Shoqatës të burgosurve politik shqiptarëve (SHBPSH). Ai thekson se maqedonasit së pari ua nxjerrin shqiptarëve një tepsi me bakllava dhe ju thoni ju hani bakllava e mandej mund të bisedojmë për çështje të rëndësishme, ndërsa thekson se dërgimin i gjuhës shqipe deri te Komisioni i Venecias është bërë edhe me pëlqimin e partive shqiptare.

“Partitë maqedonase mes veti gjithmonë kanë treguar se janë në gjendje të bëjnë kompromise kur është fjala për kishën, gjuhën apo emrin, por asnjëherë nuk janë konsekuent kur bëhet fjalë për kërkesat e partive shqiptare. Kemi të bëjmë më marrëveshje midis partive shqiptare dhe asaj maqedonase që po udhëheqin për momentin me qeverinë që çështja e gjuhës shqipe të mbyllet brenda afatit të parë të qeverisë, pra në 100 ditshin e parë. Afti prej 100 ditëve është shumë afër dhe të shohim se sa shqiptarët e jo Zaevi do ta mbajnë fjalën ndaj elektoratit shqiptarë. LSDM-ja dhe Zaevi nuk janë korrekt kur u premtuan partive shqiptare”.

Ndodhë kështu, sipas Pollozhanit, për shkak se maqedonasit akoma nuk e kanë kuptuar se pa shqiptarët nuk ka Maqedoni, ndërkohë shqiptarët ende nuk kanë vizion të qartë se si t’i zgjedhin çështjet shqiptare. “Nuk shohë ndonjë ndryshim të madh sa i përket kërkesave shqiptare qoftë nga LSDM-ja apo VMRO-ja. Gjuha shqipe është marrëveshje partiake për formimin e qeverisë dhe kjo çështje nuk duhet të mbetet si çështje dorës së dytë dhe të hidhen nga një çështje në një çështje tjetër, por duhet të mbyllin së pari çështjen për të cilën është arritur marrëveshje e pastaj të kalojnë në çështjet tjera. LSDM-ja i shfrytëzojë votat e votuesve shqiptar për të ardhur në pushtet dhe është për të ardhur keq atyre partive shqiptare që pranuan të jenë pjesë e qeverisë dhe tani të heqin dorë nga kërkesa prioritare të premtuar se gjuha shqipe do të jetë gjuhë e dytë zyrtare në të gjithë territorin e Maqedonisë”, thekson Pollozhani.

Ai thekson se mungon vendosmëria e partive shqiptare në Qeveri. “Në këtë periudhë kur ende partneri shqiptarë në qeveri kërkon të vendoset në rend e ditë në Parlament gjuha shqipe, kjo çështje duhej vetëm se të ishte mbyllur dhe gjuha shqipe të ishte gjuhë zyrtare në Maqedoni përskaj gjuhës maqedonase. Mirëpo LSDM dhe BDI u bënë dy muaj që po humbin kohën duke u marrë vesh se kush do të jetë zëvendësministër apo drejtor. Dërgimi i kërkesë për zyrtarizmin e gjuhës shqipe Komisionit të Venecias është një manipulim i radhës i kryeministrit Zaev dhe në të ardhshmen shqiptarët duhet të kenë shumë kujdes sa a duhet të ju besohet maqedonasve, sidomos këtij të fundit i cili u tregua më dinak në krahasim me Gruevskin”, thotë Pollozhani.

Sipas tij, Zaevi edhe pa marrë mandatin nga partitë shqiptare ka premtuar se do ta zyrtarizon gjuhën shqipe dhe është marrëveshje midis partive të bllokut shqiptar partner të qeverisë dhe i me dërgimin e gjuhës të komisioni i Venecias Zaevi kërkon të blejë kohë dhe kjo tregon se ai as që është, por as që ka qenë i sinqertë edhe para formim të qeverisë dhe se Zaevi po ua bën mashtrimit e radhë partive shqiptare pjesëmarrëse në Qeveri”, vlerëson Shpëtim Pollozhani.

Edhe Mersim Maksuti, ekspert juridik, thotë se dërgesa e Qeverisë deri te Komisioni i Venecias për të marrë mendim për ligjin për gjuhën shqipe është vendim i pa drejtë, për vetë faktin se zyrtarizmi i gjuhës shqipe është marrëveshje midis LSDM-së dhe partive shqiptare.

“Komisioni i Venecias është trup profesional dhe jep mendime apo këshilla për harmonizimin e ligjeve që janë në përputhje me standardet evropiane për ato vende që synojnë të jenë pjesë e BE-së. Ligji për gjuhën shqipe aspak nuk duhet të shkonte te Komisioni i Venecias. Dërgesa deri të Komisioni i Venecias është çështje politike dhe kjo bëhet vetëm për një aspekt, të fitojnë në kohë LSDM-ja dhe gjuha shqipe të mos zyrtarizohet para mbajtjes së zgjedhjeve lokale”, thotë për gazetën KOHA, Mersim Maksuti, profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin e Tetovës./Koha

Komentet
Top