Ky ekip ben presion per De Sciglio

milan_1452589030-7028759.jpg

Juventusi njoftohet se planifikon të bëj presion për një marrëveshje me mbrojtësin e krahut të, Milanit, Mattia De Sciglio, gjatë ditëve të ardhshme.

Sipas Tuttosport, vazhdimi i kontratës së Max Allegri për të mbetur në krye të Juves deri në vitin 2020 “ka shtyrë De Sciglion edhe më tej” tek Bianconerët.

Gazeta shpjegon se trajneri italian ka identifikuar ish-mbrojtësin e tij te Milani si njeriun e duhur për të forcuar pozitat e mbrojtjes te Zonja e Vjetër.

Rrjedhimisht, një takim mes bordit të Juventusit dhe agjentit të 24-vjeçarit pritet të zhvillohet javën e ardhshme.

Oferta e Juventusit në drejtim të Milanit besohet të jetë rreth 10-15 milionë euro.

Komentet
Top