Ky ekip insiston për Mehmedin

Admir-Mehmedi-658x370.jpg

Klubi francez, Nice insiston që ta blejë sulmuesin shqiptar te Bayer Leverkusenit, Admir Mehmedin. Siç raportojnë mediet zvicerane, trajneri i Nice, Lucien Favre dëshiron ta sjell në skuadrën e tij reprezentuesin e Zvicrës. Në fakt ka disa ditë që krerët e Nices janë duke provuar që ta bindin lojtarin që të transferohet në Francë, por duket se shuma e madhe që kërkon Leverkuseni për Mehmedin është duke e penguar transferimin e shqiptarit tek Nice.

Negociatat mes dy klubeve raportohet së janë duke vazhduar, dhe nuk përjashtohet mundësia e një marrëveshje mes Leverkusenit dhe Nices për sulmuesin shqiptar, derisa thuhet se edhe vet lojtari pëlqen kalimin tek skuadra franceze.

Komentet
Top