Ky është plani i Realit për transferimin e Mbappe

auto_Kylian-Mbappe-e1490214214807-780x4391490277701.jpg

Klubi ‘Mbretëror’ ka thurur një plan për të siguruar talentin francez.

Kylian Mbappe po kërkohet me ngulm nga Real Madridi. Sipas së përditshmes spanjolle, AS, madrilenët tashmë kanë një plan për të transferuar 18-vjeçarin.

Real Madridi do të kërkojë të kompletojë marrëveshjen me Mbappe gjatë kësaj vere, që do të qëndrojë më pas në formë huazimi për një vit te Monaco.

Paraqitjet fantastike të Mbappe këtë sezon kanë mahnitur klubet më të mëdha evropiane, por Reali mbetet favorit për ta transferuar atë, duke qenë se edhe vetë futbollisti ka treguar se ëndërron të jetë pjesë e klubit nga Bernabeu.

Për transferimin e Mbappe, ‘Los Blancos’ janë të gatshëm t’i paguajnë Monacos, plot 100 milionë euro

Komentet
Top