Ky është tetovari HERO që humbi jetën në Vlorë duke tentuar të shpëtoi dy vajza – VIDEO

11351332_595156480613251_6255343923713362164_n.jpg

Benjamin Ferati 24 vjeç nga fshati Kamjan i Tetovës ka humbur jetën sot në plazhin e Zvërnevcit në Vlorë në përpjekje për të shpëtuar 2 vajza tjera që kanë qenë duke u mbytur në det. Të tre personat humbin jetën menjëherë, shkruan portali Shqipmedia.

Portalet në Shqipëri njoftojnë se kanë qenë 4 të rinj në plazh. Ndërsa dy motra kanë hyrë në ujë të lahen, rrymat e forta dhe dallgët i kanë rrëmbyer me vete. Motra tjetër e tyre ka shkuar për t’i ndihmuar dhe ka thirrur edhe të riun nga Maqedonia ( Benjamin Ferati 24 Tetova ) për t’i ardhur në ndihmë.

Të katërt të rinjtë kanë luftuar për t’i shpëtuar detit të trazuar por 3 prej tyre nuk kanë mundur të dalin të gjallë në breg.

E vetmja e mbijetuar është vajza që i ka kërkuar ndihmë të riut. Ajo ka njoftuar dhe policinë. Ndërsa nga ato pak fjalë që ka arritur të komunikojë me efektivët në kushtet e një tronditje të thellë, vajza ka pohuar se i ka thënë të riut nga Maqedonia të shpëtonte motrat e saj.

Sipas të dhënava nga policia djali dhe dy vajzat që u mbytën në det pasditen e sotme rreth orës 14:30 janë:

1. Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë;
2. Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë;
3. Beniamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.

Komentet
Top