Ky kompjuter 1,699 dollarësh vetëshkatërrohet nëse bie në duart e gabuara

0-5.jpg

Orwl është një kompjuter i cili ka një qasje krejtësisht tjetër sa i takon sigurisë së të dhënave. Kompjuteri me madhësinë e pëllembe i dedikohet plotësisht sigurisë në çdo detaj që nga dizajni tek softueri.

Jo vetëm që keni nevojë për një fjalëkalim dhe USB sigurie për tu qasur në të, por procesori, portat USB dhe HDMI fiken totalisht kur USB-ja e sigurisë largohet nga pajisja duke e bërë të pamundur penetrimin.

Dhe sikur të mos mjaftojë, pajisja do të fshijë çdo të dhënë në diskun solid të enkriptuar si tentativë e fundit për të mbrojtur të dhënat tuaja.

Orwl vjen me një një sensor lëvizjesh dhe presioni për të siguruar mbrojtjen fizike të kompjuterit. Ka teknologjinë më të fundit ndezjes së sigurisë “Secure Boot” dhe sensor lëvizje i cili parandalon humbjen e të dhënave nga një përplasje.

Hardueri dhe softueri me burim të hapur sigurohen se përdoruesi është në dijeni të çdo gjëje që ndodh në brendësi të tij.

Ja specifikat e tij:

Sistem Operativ: Qubes OS/ Ubuntu/ Windows
Grafika: Intel HD 515
RAM: 8GB
Memorje: 480GB SSD Intel enkriptuar
Konektiviteti: Wireless 802.11 n/ac, Bluetooth 2.1, HDMI 4K dhe dy porta USB-C

Kompjuteri kushton 1,699 dollar dhe ky çmim vjen si rezultat i sigurisë së lartë. Orwl del në shitje në Gusht./Pcworldalbanian

Komentet
Top