La Liga refuzon shitjen e Neymarit te PSG-ja

dfdfd.jpg

La Liga spanjolle raportohet se në mëngjesin e të enjtes ka refuzuar një tentim të PSG-së dhe Neymarit për të paguar për klauzolën e brazilianit te Barcelona.

Pesë avokatë të futbollistit ishin në aeroportin e Madridit në afërsi të zyrave të La Ligas, por janë kthyer prapa vetëm pas 15 minutave, raporton SkySports.

La Liga edhe më parë kishte thënë se nuk do të pranojë shifrën sepse ka dyshime që ky transferim bie ndesh me rregullat e Fair Playt Financiar të UEFA-s.

Por, kjo nuk do të thotë se Neymar do të mbetët në Barcelonë, ky transferim mund të kryhet edhe me anë të gjyqeve.

Komentet
Top