Demolohet një kafeteri në Tetovë, shkak Noizy – VIDEO

11536110_529545543859622_2654747361655423268_n.jpg

E kishin paralajmëruar si një party grandioz mirëpo si duket ka qenë vetëm mashtrim. Konkretisht kafeteria “Books” në Tetovë për mbrëmë ( martë ) kishte organizuar party me Noizyn mirëpo ky i fundit nuk ishte paraqitur për të perfomuar. Kafeteria ka shitur bileta nga 500 denarë ( 8.5 eu ) dhe ka rezervuar tavolina nga 50 euro. Shumë adhurues të tij kanë pritur me padurim të dalë në skenë Noizy mirëpo ky i fundit nuk ka bërë një gjë të tillë. Nuk dihet sigurt ka qenë mashtrim i kafeterisë apo fajet i ka Noizy mirëpo kaq ka mjaftuar që të pranishmit të rebelohen dhe të thyejnë këtë kafeteri sonte mëson portali Shqipmedia nga burime policore jozyrtare. Policia ka ardhur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.Shqipmedia

Komentet
Top