Lajm i Fundit/ Kosovari gjendet i vdekur në Shkup

policia6-640x367.jpg

Një burrë i moshës së shtyer është gjetur i vdekur sot në Shkup në veturë të llojit Mercedes me targa kosovare. Ai është gjetur i vdekur para pikë pagesës rrugore Petrovec afër aeroportit të Shkupit. Rasti në polici është paraqitur në ora 4 e 15 minuta të mëngjesit nga Shërbimi i Urgjencës, shkruan Gazeta Lajm. Policia ka dalë në teren dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për 60 vjeçarin me iniciale SH.N. nga Kosova. Po ndërmerren masa për zbulimin e shkaqeve për vdekjen e tij.

Komentet
Top