Lajm i fundit/ Mësohet identiteti i djaloshit nga Tetova që u mbyt në plazhin e Vlorës

tragjedi.jpg

Policia e Vlorës ka zbuluar emrat e 3 të rinjve që humbën jetën sot tragjikisht në plazhin e Portonovës, Zvërnec. Sipas të dhënava nga policia djali dhe dy vajzat që u mbytën në det pasditen e sotme rreth orës 14:30 janë:

1. Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë;
2. Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë;
3. Beniamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.

Të tre viktimat janë transportuar në morgun e qytetit për veprime të mëtejshme dhe ekspertizën mjeko-ligjore. Tetovari humbi jetën pasi hyri të shpëtojë dy femrat duke u mbytyr.Shqipmedia

Komentet
Top