Një tjetër shqiptar vdes në Siri

19366402-234067470439634-6665641401206422334-n-1497968133-5448864.jpg

Kosovari Blerim Podvorica raportohet ta ketë vrarë veten derisa me veturën e tij të mbushur me eksploziv, sulmoi një turmë ushtarësh të Assadit në Tedmur të qytetit perëndimor të Sirisë, Homs.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës të javës që shkoi.

Vdekjen e kosovarit e ka konfirmuar vetë vëllai i Blerim Podvoricës, Kreshnik Podvorica, përmes Facebook-ut.

“E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni janë të vdekur jo ata janë të gjallë por ju nuk kuptoni”, citon një ajet të Kur’anit, vëllai i të vrarit, derisa jep njoftimin për vrasjen e tij.

Komentet
Top