Sulm terrorist në një shtet afrikan, aty punojnë shumë shqiptarë

pri_43814276.jpg

( Plotësuar ) Sipas informacioneve të siguruara nga portali Shqipmedia të gjithë punëtorët shqiptarë janë shëndoshë e mirë dhe nuk janë të prekur nga sulmi.

Një sulm terrorist besohet se është duke ndodhur në një resort turistik në Mali. Siç raporton BBC, ky resort frekuentohej nga qytetarë europianë dhe amerikanë, transmeton portali Shqipmedia.

Banorët kanë treguar se kanë dëgjuar të shtëna të shumta.

Një zëdhënës i policisë është shprehur se sulmi ka ndodhur në zonën e njohur me emrin ‘Le Campement’ në Dougourakoro, në lindje të kryeqytetit Bamako të Malit.

Në kryeqytetin e Malit në Bamako me një kompani internacionale punojnë shumë shqiptarë kryesisht nga rrethi i Tetovës.

Ende nuk dihet a ka viktima nga ky sulm, ndërsa nëse kemi informata më detale do të kemi lajm të ri.Shqipmedia

Komentet
Top