Lamtumirë Donis Avdijaj

auto_250717-avdijaj_0b7cf_f_940x5291501487780.jpg

Raportimit e Sport Bild se Donis Avdijaj është larguar nga skuadra, kanë dalë të jenë të vërteta.

Është trajneri i Schalkes, Christian Heidel, ai që tregoi pse Donis Avdijaj nuk është pjesë e ekipit në Austri, ku po përgatitet për edicionin e ri në Bundesligë.

Heidel ka theksuar se Avdijaj nuk bën pjesë në planet e Schalkes.

“U lirua për t’u marrë me kërkimin e një klubi të ri”, është shprehur Heidel, njofton “derëesten.de”.

Avdijaj, 20-vjeçar me Schalken ka kontratë deri në verën e vitit 2019. Për një vit e gjysmë ishte huazuar edhe në klubin austriak Sturm Graz. Edicionin e kaluar luajti për herë të parë me fanellën e Schalkes. Shënoi dy gola në nëntë paraqitje.

Komentet
Top