Lamtumirë Real, Kovacic transferohet në Premierligë?

auto_kovacic_1493370010-55022021493381304.jpg

Mateo Kovacic mund të transferohet në Premierligë gjatë kësaj vere.

Mesfushori kroat, Mateo Kovacic mund të ndahet me Real Madridin gjatë kësaj vere, edhe pse ka kontratë me klubin deri në vitin 2021.

Sipas Diario Gol, ish anëtari i Interit dhe Dinamo Zagrebit mund të transferohet në Premierligë gjatë kësaj vere.

Diario Gol shkruan se Arsenali dhe Tottenham janë shumë të interesuara për reprezentuesin e Kroacisë.

Por, përveç klubeve të Premierligës, Kovacic kërkohet edhe në Serie A nga Roma, Milan dhe Inter.

Komentet
Top