Largohet nga Shkëndija?

featured-brdaric.png

Jozyrtarisht merret vesh se Thomas Brdaric më nuk është më trajner i Shkëndijës nga Tetova.

Gjermani që e mori drejtimin e skuadrës tetovare në fillim të sezonit pranveror është larguar nga stoli i kuqezinjve nga dita e hënë, pasi nuk përmbushi kërkesat e klubit dhe të tifozëve, e që synim kryesor ishte titulli i kampionit në ligën e parë, raporton Lajm.
Kur Brdaric mori drejtimin e Shkëndijës, duke zëvendësuar trajnerin Jeton Beqiri, kishin vetëm katër pikë më pak se Vardari, ndërsa tani katër javë para përfundimit të kampionatit Vardari siguroi titullin e kampionit.

Vardari ka 75 pikë, kurse Shkëndija 62

Komentet
Top