Lenovo pritet të prezantojë një edicion special të Moto G5S Plus

motorola-730x410.jpg

Portofoli i telefonëve Motorola u pasurua gjatë këtij viti me dy modele të reja, Moto C dhe Moto C Plus, ndërsa kompania tashmë po përgatitet të debutojë edicionet e para të veçanta.

Moto G5S Plus vjen si kortezi e Evan Blass për VentureBeat. Insajderi i njohur i industrisë mobile me pseudonimin @evleaks, thotë se G5S Plus do të jetë më i madh sesa G5 Plus dhe ndërtohet nga materiale premium gjithashtu.

Telefoni me shumë gjasa do të debutojë në aktivitetin që do të mbajë kompania gjatë këtij muaji së bashku me edicionin special Moto G5 dhe Moto Z2 Force. Sipas @evleaks rezolucioni i ekranit do të ngelet i pandryshuar krahasuar me G5 Plus por do të jetë më i madh, prej 5.5 inç.

Moto G5 dhe G5 Plus kanë ekran 5.2 inç. Edhe procesori ngelet po ai, Qualcomm Snapdragon 625 shoqëruar nga 4GB RAM dhe 64GB memorje të brendshme.

Ajo që do të bëjë diferencën është kamera duale prej 13 megapiksel. Kamera frontale do të përmirësohet nga 5 në 8 megapiksel.

Sensori i pasëm ka veçori si efekte bokeh, zëvendësim të sfondit e shumë të tjera. Moto Z2 Force dhe Moto X4 gjithashtu do të kenë kamera duale./Pcworldalbanian

Komentet
Top