Lëshohet fletë-arrest ndërkombëtarë për Grujovskin dhe Boshkovskin – VIDEO

mkd-332034.jpg

Në pamundësi që ti gjejë, policia tani më ka shpallur urdhër arrest për Goran Grujovskin dhe Nikolla Boshkovskin, të cilët me urdhër të gjykatës sot duhej të jenë në paraburgim. Prej atje informojnë se dje prej Gjykatës së Apelit rreth orës 17 i kanë informuar se do tu dorëzojnë vendim për arrestimin e dy personave të dyshuar, por ata kanë qenë të transferuar atje pas 4 orësh, gjegjësisht në ora 21. Nga MPB thonë se pa pranuar urdhrat e gjykatës nuk kanë pasur të drejtë të veprojnë.

“MPB mbrëmë nuk ka gjetur në shtëpi ish shefin e drejtorisë sekrete për kundërzbulim Goran Grujoski dhe bashkëpunëtorin e tij Nikolla Boshkovskin për të cilët gjykata supreme vërtetoi masën e paraburgimit me kërkesë të PPS-së. Boshkovski dhe Grujovski janë të akuzuar në lëndët Target dhe Fortesa për përgjim ilegal të mijëra qytetarëve përmes sistemit të ndjekjes pranë MPB-së. MPB sot ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për për Grujovskin dhe Boshkovskin.”

Ekipet policore kanë kryer kontrolle tek objektet dhe adresat të cilat janë të dhëna si vendbanime të të dyshuarve, gjithashtu kanë kryer kontroll edhe në lokacione të tjera, më saktësisht në Shkup, Veles dhe Ohër.

“Duke pasur parasysh se të dyshuarit nuk janë gjetur, MPB në përputhshmëri me kompetencat ligjore kërkoi nga Gjykata pajtueshmëri për lëshimin e fletë arrestit ndërkombëtar dhe me urdhër të Gjyqit tani më është nënshkruar fletë arrest ndërkombëtar”, nga MPB.

Shumë njohës të së drejtës por edhe qytetarë sot kërkuan përgjegjësi prej gjykatësve, në lidhje me zvarritjen e vendimit për caktimin e masës së paraburgimit , me çka praktikisht u është mundësuar të dyshuarve të arratisen. Avokati, Dushko Jankoviq thotë se në ligjin për procedurë verbale nuk ekziston mundësia që pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë, masa e paraburgimit të mos realizohet por të pritet siç ka ndodhur në këtë rast 10 ditë për vendimin e gjykatës së shkallës së dytë.

“Të gjithë gjykatësit pas kësaj që ka ndodhur do të duhet që të japin përgjegjësi për atë që e kanë bërë. Pasi që ata kanë kryer keqpërdorim të pozitës zyrtare. Kanë thyer ligj për të cilin është dashur të kenë kujdes. Këtu ka një numër të madh të gjykatësve për të cilët edhe këshilli i gjykatësve do të duhet të reagojë”, tha Dushko Jakoviq, avokat.

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se gjykatat vetë do ti shohin gabimet dhe se ai nuk ndjen aspak përgjegjësi për arratisjen e të dyshuarve për afera kriminale. Petre Shilegov prej LSDM-së, akuzon se organet e gjykatës në vend se ta luftojnë krimin, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme u venosën në mbrojtje direkte të krimit dhe kriminelëve.

Komentet
Top