Lika dhe Xhaferi në garë për kryetar të BDI-së

BDI_mbledhje1.jpg

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti mund të tërhiqet nga kreu i partisë në fillim të vitit të ardhshëm, kurse dy emra janë profilizuar si kandidatë më seriozë për zëvendësimin e tij, thonë burime partiake, transmeton Gazeta Lajm.

Ahmeti nuk mund të përballet më tej me presionet dhe shantazhet që i bëhen herë nga VMRO-DPMNE-ja e herë nga LSDM-ja, prandaj është duke u përgatitur të dorëhiqet, theksojnë këto burime duke dashur të mbeten anonime.

Gjasat më të mëdha për pasardhës të Ahmeti i ka Lika, për shkak të autoritetit të pakontestueshëm në degën më të madhe partiake të Tetovës, por edhe në pjesën më të madhe të partisë.

Shanset e Talat Xhaferit mund të rriten në rast se rikthehet koalicioni VMRO-BDI, për shkak të raporteve të afërta që ai ka me VMRO-në, e poaçërisht me Ilija DImovskin dhe Vllatko Gjorçevin, thonë këto burime partiake. Sipas tyre, përplasjet e Xhaferit me Dimovskin dhe Gjorçevin, që po ndodhin në foltoren e Kuvendit, ka gjasë të jenë aktrim nga ana e deputetëve të VMRO-së për rritjen e rejtingut të Talat Xhaferit brenda BDI-së, por edhe para elektoratit shqiptarë. Zyrtarisht në BDI nuk kanë dashur t’i komentojnë këto informacione.

Komentet
Top