Likovë: Festa shndërrohet në tragjedi, vritet 19 vjeçari

vrasje.jpg

ubistvo vo przilnica za riba (big fish) vo aerodrom kaj sedmica, toni denkovski, krim tehnika 02-09-2010 rv (1)

Ka ndërruar jetë një djalë 19 vjeçarë i cili ishte goditur me armë zjarri në një dasëm në Likovë të Kumanovës.

I ndjeri mbrëmë rreth orës 23:30 është dërguar në Qendrën mjekësore – Kumanovë me plagë në anën e majtë të krahërorit. Bëhet fjalë për personin me inicialet B.A. (19) nënshtetas i Gjermanisë me prejardhje nga Presheva, informojnë nga Ministria e Brendshme.

“Ekipet e hetimit kanë dalë në vendngjarje dhe është konstatuar se rreth orës 22:45, derisa kanë qenë të ulur në oborrin e shtëpisë në pronësi të Z.SH. (51) nga fshati Lokovë, A.SH. (63) nga fshati Likovë e ka nxjerrë armën të cilën e ka pasur pa leje dhe ka gjuajtur tre plumba, njëri nga të cilët e ka goditur B.A. I njejti në gjendje kritike është sjellur në Qendrën mjekësore – Kumanovë, ku edhe ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore publike – Kumanovë, trupi i të ndjerit është dorëzuar në Institutin për mjekësi ligjore për obduksion. A.SH. është arrestuar dhe po mbahet në Stacionin policor – Kumanovë.

Komentet
Top