Liverpool me komunikatë zyrtare për Coutinhon, përfundon gjithçka

auto_auto_Coutinho15021987711502200017.jpg

Liverpool edhe zyrtarisht ka njoftuar se nuk do të shesin Philippe Coutinhon gjatë kësaj vere.

Skuadra angleze, Liverpool edhe zyrtarisht ka njoftuar se nuk do të konsiderojnë asnjë ofertë për Philippe Coutinhon.

Ata insistojnë se lojtari është i pashitshëm dhe do të mbetet në Liverpool.

“Ne duam ta bëjmë të qartë pozicionin tonë për transferimin e mundshëm të Philippe Coutinhos. Klubi nuk do të konsiderojë asnjë ofertë për Coutinhon dhe ai do të mbetet lojtar i Liverpoolit edhe pasi të mbyllet afati kalimtar”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Për Coutinhon ishte interesuar Barcelona, skuadër e cila kishte ofruar 150 milionë euro

Komentet
Top