LR-PDSH po saboton Aleancën, njerëzit e saj janë puçista

15170843_10210900362933467_108631644922637325_n.jpg

Shkruan: Vigjilen Leka

Në një kohë jo aq të largët, reformistët e PDSH-së, kështu më quanin mua dhe shokët e mi, për arsye të ndarjes nga Veseli. Sot erdhi dita që vet të gjenden në atë pozitën tonë, për arsye të njejta. I sheh prononcimet e figurave të tyre duke e akuzuar Veselin se është vet i treti në parti dhe s’ka askënd tjetër. Në rregull, atëherë një pyetje publike për puçistat e ri: Pse e vazhduat bashkëpunimin me një person dhe jo me struktura? Kush u’a imponoi? Enigmë ë. Kur e formuam “Aleancën për Shqiptarët”, votuam nëpër kuvendet tona respektive, dhe u miratua platforma e koalicionit. Veseli mbeti edhe pa një kuvendar të vetëm, dhe ju përsëri e mbajtët afër, e avansuat, e bëtë deputet, i keni dhënë ministër dhe çdo benefit tjetër që gëzon qeverisja. Pse për një moment u bë Veseli i keq? Pse nuk pranoi shkrirje? Në këtë rast edhe i jap të drejtë Veselit. Pasi që arriti të mban vulat e partisë, pse duhej ta shkrinte? Kujtoj një deklaratë të liderit të LR’së në vitin 2013, ku ishte udhëheqës i komisionit për koalicionim me RDK’në e Rufiut. Në atë deklaratë, Sela thoshte: “RDK duhet të pranon të shkrihet në PDSH, ska mënyra tjera të bashkëpunimit. Nëse duan ndryshe le të shkojnë te Zaevi dhe LSDM’ja”. Si erdhën kohët, vet shkuat te Zaevi e vet po shkriheni. Mirësevini në klubin e “puçistëve”.

Komentet
Top