LR-PDSH zgjodhi dy nënkryetarë të rinj, ja kush janë

19894737_837626959770853_8698029636755957058_n.jpg

LR-PDSH në kuvendin e sotëm qendror për nënkryetarë të partisë zgjodhi Elmi Azirin dhe Remzi Memedin. Njëri vjen nga dega e Kumanovës, ndërsa tjetri nga dega e Kërçovës. Kandidaturat e tyre janë pranuar nga kuvendarët e kësaj partie. Ndërkohë, nuk pritet të ketë ndryshime të tjera në radhët e kësaj partie, informon INA.

Nënkryetarë të deritanishëm janë Agon Ferati nga dega e Tetovës dhe Vlera Bytyqi – Ejupi nga dega e Shkupit.

Kreu i PDSH-së Ziadin Sela mbetet që qëndrimin se nëse në 100 ditëshin e parë të Qeverisë nuk miratohet ligji për gjuhën, partia e tij nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë. Megjithatë Sela shton se shpreson që të mos ketë nevojë për një gjë të tillë. Por ai mendon se nuk është e nevojshme kalimi i ligjit në komisionin e Venedikut me arsyetimin që të mos i lihet hapësirë kushtetueses për ta kontestuar atë.

Sa i takon rishikimit të buxhetit, Sela vlerëson se disa pjesë të platformës politike të partisë së tij janë marrë parasysh. Sa i takon pikave të deklaratës së përbashkët shqiptare si zhvillimit të barabartë rajonal dhe formimi i një Komisioni për ndarje të drejtë të buxhetit, Sela thotë se do të zbatohen nga miratimit të buxhetit.

Këto komente Sela i bëri gjatë Kuvendit të rregullt të partisë në Tetovë ku poashtu deklaroi se vazhdon të mbështesë bashkimin e mundshëm të subjekteve të Aleancës për Shqiptarët në një parti të vetme.

Nga LR-PDSH theksuan se qëndrimi i tyre është i qartë se Ligji për gjuhën shqipe duhet të kalojë para zgjedhjeve, në të kundërtën kanë qëndrimet e tyre të shprehura, informon INA.

Kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela ditë më parë ka lënë të kuptohet se nëse brenda 100 ditëshit të qeverisjes nuk arrihet të votohet ligji i ri për gjuhën shqipe, nuk do të ketë më kompromise dhe se siç është bërë e ditur kjo parti nuk do të qëndrojë në koalicionin qeverisës.

“Pas 100 ditëshit të Qeverisë së re nëse nuk arrihet zgjidhje për gjuhën shqipe, nuk do të ketë kompromis. Sa i përket formimit të Qeverisë ne bëmë një kompromis, por pas 100 ditëshit s’ka më kompromis”, ka theksuar Sela gjatë gjatë një takimi me anëtarët nga dega në Gostivar.

Gjithashtu edhe Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në emisionin “Fol Tash” në TV Koha ka thënë se nuk kanë çka bëjnë në qeveri nëse ligji për gjuhë shqipe nuk bëhet për 100 ditëshin e parë të Qeverisë së Maqedonisë.

Komentet
Top