Man Utd arrin marrëveshje me yllin e Real Madridit

auto_real1494655452.jpg

Manchester United e ka gati një përforcim të madh për afatin kalimtar të verës

Sipas RCN Radio, Manchester United ka një marrëveshje me James Rodriguez për transferim në Old Trafford gjatë afati kalimtar të verës.

Mesfushori kolumbian dhe agjenti Jorge Mendes thuhet se kanë zhvilluar bisedime me presidentin e Reali Madiridt, Florentino Perez këtë javë.

Sipas RCN Radio James dhe Mendes i kanë bërë me dije numrit një të Los Blancos se kanë arritur një marrëveshje me ekipit nga Old Traffrod.

James pritet të largohet nga Real Madridi gjatë verës pasi këtë sezon është aktivizuar rrallë nga Zinedine Zidane.

Kurse, përveç Manchester Unitedit, reprezentuesin e Kolumbinë po e kërkojnë edheanchester City, Milan, Juventus, Inter, Chelsea dhe PSG.

Ish anëtari i Portos në Real Madrid është transferuar nga Monaco në verën e vitit 2014 për 60 milionë euro. Ai deri më tani ka luajtur 75 lojë për Los Blancos, derisa ka shënuar 28 gola.

Komentet
Top