Manaj largohet nga Inter, gjen klubin e ri

rey-manaj.jpg

during the juvenile TIM cup match between FC Internazionale and SS Lazio at Stadio Breda on February 9, 2016 in Sesto San Giovanni, Italy.

Rei Manaj do të vazhdojë karrierën e tij larg Interit, pasi nuk ka bindur drejtuesit zikaltër pëqr t’i dhënë një mundësi.

Trajneri Luciano Spalletti nuk preferoi të grumbullojë sulmuesin shqiptar, për fillimin e fazës përgatitore, një sinjal i qartë ky, se 20 vjeçari duhet të gjejë nj klub tjetër për të vijuar rritjen e tij.

Zikaltrit nuk duan të heqin dorë përfundimisht nga Manaj, ndaj janë të prirur ta huazojnë në klube të tjera, që ai të fitojë eksperiencën e duhur.

Fortuna Dusseldorf është ekipi që ka shfaqur interes të fortë për të huazuar sulmuesin lushnjar dhe në klubin zikaltër duket se janë të gatshëm të negociojnë, duke ofruar edhe mbulimin e një pjese të rrogës vjetore të futbollistit.

Fortuna Dusseldorf militon në Bundesligën 2, në Gjermani dhe sezonin e fundit e mbylli në vendin e 11 të renditjes, ndërsa ende nuk dihet nëse Manaj do të pranojë këtë mundësi apo jo.

Rey Manaj u transferua me mjaft bujë te zikaltrit dhe arriti të debutojë me ta në Serinë A, por nuk bindi dhe sezonin e kaluar e kaloi në huazim te Pescara fillimisht dhe më pas te Pizza.

Rei Manaj do të vazhdojë karrierën e tij larg Interit, pasi nuk ka bindur drejtuesit zikaltër pëqr t’i dhënë një mundësi. Trajneri Luciano Spalletti nuk preferoi të grumbullojë sulmuesin shqiptar, për fillimin e fazës përgatitore, një sinjal i qartë ky, se 20 vjeçari duhet të gjejë nj klub tjetër për të vijuar rritjen e tij. Zikaltrit nuk duan të heqin dorë përfundimisht nga Manaj, ndaj janë të prirur ta huazojnë në klube të tjera, që ai të fitojë eksperiencën e duhur. Fortuna Dusseldorf është ekipi që ka shfaqur interes të fortë për të huazuar sulmuesin lushnjar dhe në klubin zikaltër duket se janë të gatshëm të negociojnë, duke ofruar edhe mbulimin e një pjese të rrogës vjetore të futbollistit. Fortuna Dusseldorf militon në Bundesligën 2, në Gjermani dhe sezonin e fundit e mbylli në vendin e 11 të renditjes, ndërsa ende nuk dihet nëse Manaj do të pranojë këtë mundësi apo jo. Rey Manaj u transferua me mjaft bujë te zikaltrit dhe arriti të debutojë me ta në Serinë A, por nuk bindi dhe sezonin e kaluar e kaloi në huazim te Pescara fillimisht dhe më pas te Pizza.

Komentet
Top