Mancini te Milani, Montella në Romë

auto_unnamed1494328395.jpg

Me të përfunduar sezoni, në Serie A priten ndryshime të mëdha.

Milani ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe me ardhjen e pronarëve të rinj, priten edhe investime të mëdha për të përforcuar skuadrën.

Rezultatet e dobëta që ka regjistruar Milani në javët e fundit janë përkthyer me një humbje të besimit në drejtim të Vincenzo Montellas i cili nuk është më në qendër të projektit të Milanit. Në këtë mënyrë drejtori i përgjithshëm Marco Fassonne po mendon për Roberto Mancinin.

Ish-trajneri i Interit aktualisht është i papunë dhe Fassone shikon te Mancini një trajner të besueshëm për të tentuar ringjalljen e Milanit.

Montella nëse largohet nga kuqezinjtë me shumë gjasa do të rikthehet te Roma skuadra ku luajti për pjesën më të madhe të karrierës por tashmë në rolin e trajnerin për të zëvendësuar pikërisht Luciano Spallettin

Komentet
Top