Maqedonasit raportojnë: Skuadrën shqiptare në ‘San Siro’ e presin 80 mijë shikues!

auto_C841771DADFBE245B0637E36419021861502116305.jpg

Shkëndija nga Tetova apo krenaria e shqiptarëve, pa dyshim se do të ketë njërën nga sfida më të vështira që nga themelimi i saj në vitin 1979, ku takohen me Milanin apo shtatë herë kampionin e Evropës. UEFA vendosi që ndeshja e parë të luhet me 17 gusht në San Siro dhe ajo e kthimit në ‘Telekom Arena’ në Shkup përkatësisht me 24 gusht. Një portal në Maqedoni, sport.mk, raporton: “Shkëndijen në ‘San Siro’ e presin 80.000 mijë tifozë. Deri më tani asnjë prej ekipeve tona nuk ka luajtur para 80,000 spektatorëve në Evropë. Sipas raporteve nga Italia, më 17 gusht, në stadiumin ‘San Siro’ Milani do të luajë me Shkëndijën.

Sipas informacioneve nga Milano, në ndeshjen e parë në një ndeshje të Europa League, stadiumi ‘San Siro’ do të jetë plotë, do të ketë 80.000 spektatorë, sa është kapaciteti aktual i stadiumit Asnjëherë nga skuadrat tona nuk ka luajtur para kaq shumë spektatorëve në historinë e futbollit. Pra, nëse për asgjë tjetër, atëherë kjo ndeshje në mes të gjigantit botëror nga Italia dhe Shkëndijes tonë do të mbahet mend për këto të dhëna, për shikueshmëri të madhe”, shkruan mes të tjera ky portal

Komentet
Top