Maqedoni: Institucionet shtetërore kanë paguar për ngrohje 10 herë më shumë sesa duhet

cmimi.jpg

Ekipi i SCOOP-it i ka shqyrtuar të gjitha gjetjet e denoncuesit për keqpërdorime. Kemi vendosur të kërkojmë një takim me të për të parë se nëse janë të vërteta këto indikacione. Pas një bindjeje të gjatë dhe dhënies së garancisë për mbrojtjen e identitetit të tij, u gjetëm në një restorant në dalje të Shkupit.

Pas një pritjeje të shkurtër u paraqit një njeri i moshës së mesme, i cili u pa se ishte i frikësuar për sigurinë e tij. Megjithatë, vërehej vendosmëria e tij për t’i ndarë me opinionin të gjitha informacionet që janë të interesit të përgjithshëm.
Në bazë të këtyre informacioneve të marra nga fishkëllyesi, kemi vendosur të dërgojmë kërkesë për qasje të lirë deri te informacionet…

Pretendimet e fishkëllyesit u treguan të sakta. Ky ishte një alarm për Qendrën e Gazetarisë Hulumtuese SCOOP Maqedoni që të fillojë të hulumtojë rastin. Dokumentet treguan se paratë publike shumë lehtë janë shpenzuar për nevojat e kompanisë Ballkan Enerxhi Grup. Institucionet shtetërore kanë paguar për ngrohje fatura për dhjetë herë më të shtrenjta se amvisëritë.

Për më shumë shikojeni videon.

(Storia është përkrahur në kuadër të projektit NED “Ngritja e vetëdijes publike kundër korrupsionit përmes gazetarisë hulumtuese”)

Komentet
Top