Maqedoni: Sot bëhet rebalanci i buxhetit për vitin 2017

qeveria.jpg

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në seancë duhet ta shqyrtojë ribalancin e Buxhetit për vitin 2017. Kryeministri Zaev tha se pret që ribalanci të miratohet në Kuvend para 2 gushtit.

Sipas tij, me ribalancin Qeveria do të përpiqet të rialokojë denar më tepër nga shpenzimet joproduktive për mbështetje të ekonomisë, pagesës së detyrimeve të mbetura dhe përmirësimit të të tjerave, aspekte të reja siç janë projektet kapitale, biznesi, vendet e reja të punës për të rinjtë.

“Duam që ribalanci të vendoset në supozime reale, në projeksion të saktë të të ardhurave. Intenca jonë është që të mos ketë kurrfarë frenimi duke pasur parasysh se një nga problemet deri më tani ka qenë ajo që Buxheti jorealisht është projektuar”, informoi ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Ai pret që buxheti pragmatik, me mundësi të njëkohshme për prioritetet reformuese.

Buxheti për vitin 2017 i votuar nga pushteti paraprak, siç theksoi Tevdovski, ka nevojë për financim përmes debisë edhe në tregun vendor edhe në atë të huaj.

Komentet
Top