Maqedoni, vitin e kaluar 497 raste të vdekjes së dhunshme

thumbs_b_c_41445184bf5483146307139e8e833e85.jpg

Nga vdekja e dhunshme vitin e kaluar në Maqedoni humbën jetën 497 persona, që është për 3.1 për qind më pak krahasuar me vitin 2015, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të vdekurit nga vdekja e dhunshme në vdekshmërinë e përgjithshme përbëjnë 2.4 për qind. Struktura e vdekjeve nga vdekja e dhunshme sipas gjinisë, sikur në vitn 2016, ashtu si dhe në vitet e kaluara, pjesën më të madhe (76.1 për qind) e përbëjnë meshkujt.

Pjesën më të madhe të numrit të përgjithshëm të rasteve të vdekjes së dhunshme, janë “rastet tragjike” me 71.2 për qind, “vetëvrasjet” me 25.2 për qind dhe “vrasjet” me 3.6 për qind.

Në kategorinë “raste tragjike” pjesën kryesore (26.0 për qind) janë të vdekurit nga “shkaqe të tjera të jashtme nga lëndime aksidentale”.

Në kategorinë e rasteve “vetëvrasje”, ku vdekja ka ndodhur si pasojë e “varjes, ngulfatjes dhe asfiksimit”, paraqesin pjesën më të madhe me 13.5 për qind.

Në kategorinë “vrasje”, shkaku dominant i vdekjes është “përpjekja për shkaktim të lëndimeve trupore me mjet të fortë”, me pjesëmarrje prej 1 për qind në raport me numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjes së dhunshme, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës të Republikës së Maqedonisë.

Komentet
Top