Maqedonia, anëtare e NATO-s në pranverë

natoo-696x399.jpg

NATO synon që të pranojë Maqedoninë si anëtare me të drejta të plota në pranverën e vitit 2018, ka bërë të ditur për ‘Sputnik’ një burim i afërt me bisedimet e zhvilluara me zyrtarët e Aleancës Veriatlantike.

“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, po planifikon një vizitë në Shkup kah mesi i qershor për të biseduar në lidhje me prospektin e anëtarësimit. Qëllimi i NATO-s është që Maqedonia të bëhet pjesë e saj në pranverën e vitit 2018”, ka thënë ky burim për shërbimin rus të lajmeve.

Sipas po këtij burimi, Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara gjallërisht në këtë çështje.

“Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shkup ka mbajtur një takim dje me ministrin e Mbrojtjes dhe çështja është biseduar edhe aty”, ka thënë ky burim.

Komentet
Top