Maradona: Alves është një idiot

auto_alves-1487866640-969942_1489128434-15157901489128791.jpg

Diego Maradona e ka quajtur Dani Alvesin një “idiot” pasi mbrojtësi e kishte kritikuar “Dorën e Zotit” për golin e tij famëkeq. Me golin që shënoi me dorë argjentinasi ndihmoi kombëtaren e tij të kalonte Anglinë në çerekfinalen e Kupës së Botës në vitin 1986 duke i udhëhequr drejt trofeut më madhor futbollistik në botë. Ndërkohë që Alves ka theksuar se legjenda 56-vjeçare e futbollit argjeninas nuk mund të konsiderohet si një model.

“Ju doni të krahasoni Messin me Maradonën? Ju nuk mund t’i krahasoni ata”, tha Alves për kanalin brazilian “Canais Esporte Interativo. “Nuk do të ishta krenar të thosha se kam fituar një Kupë Bote me “Dorën e Zotit”. Nuk do të isha i aftë t’i thosha djalit tim se e kam fituar Kupën e Botës në këtë mënyrë. “Dora e Zonit” na ka mashtruar, ju duhet të mbani një qëndrim të fortë ndaj kësaj. Një sportist i tillë nuk mund të jetë shembull për të rinjtë”.

Ndërkohë ka ardhur edhe përgjigja e Maradonës: “Dani Alves është një idiot. Ai bën 28 pasime prej të cilave vetëm katër i ka të sakta. Si mbrojtës të djathtë, Cafu dhe Maicon kanë qenë të mirë. Dani Alves? Tepër i varfër! Ai flet sepse ai luan në një pozicion në fushë ku futbolli nuk luhet. Ata (mbrojtësat) e prekin topin tre herë dhe bëjnë tetë faulle për ndeshje” , ka thënë Maradona në një intervistë për “Tyc Sports”.

Komentet
Top