Marchisio ka një lajm të keq për Milanin e Interin

6-marchisio.jpg

Mesfushori Claudio Marchisio nuk beson se Milani dhe Interi mund të rivalizojnë Juventusin në garën për titull.

Të dy këto skuadra, kanë bërë disa ndryshime këtë afat kalimtar, sidomos Milani që ka ndryshuar pothuajse gjithë skuadrën.

Marchisio rival për titull, e sheh Romën dhe Napolin.

“Ne duhet të mbajmë sytë te Napoli dhe Roma, sepse ata kanë themel të fortë nga edicioni i kaluar”, ka deklaruar Marchisio.

“Milan dhe Inter kanë bërë shumë ndryshime, nuk do të jetë e lehtë aspak për ata”

Komentet
Top