Marrëveshja PS-PD sot? Palët, më afër se kurrë

0-25.jpg

Pas shumë javësh protestë dhe negociata, duket se më në fund marrëveshja mes palëve është më pranë se kurrë.

Burime shumë të rezervuara jashtë dy kampeve kanë pohuar se mazhoranca dhe opozita janë më afër se kurrë një marrëveshjeje që kënaq të dyja palët lidhur me pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e ardhshme.

Detajet janë ende të panjohura lidhur me këtë dakortësi të mundshme dhe të shumëpritur me ndërmjetësi amerikane.

Ndërkohë zëvendës/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee pas takimeve intensive të një dite më parë mësohet se është larguar dje drejt SHBA.

Komentet
Top