Mateo Kovacic në Premierligë, te skuadra e madhe

auto_kovacic_1493370010-55022021493381304.jpg

Mateo Kovacic ka marrë një ofertë nga Tottehami.

‘SkySport’ raporton se skuadra angleze e Tottehamit, dëshiron të nënshkruaj me mesfushorin e Real Madridit, Mateo Kovacic.

Skuadra nga Londra i ka bërë edhe një ofertë prej 25 milionë euro Realit për 23 vjeçarin kroat, ofertë që pritet të merret në konsideratë nga kampionët e Evropës.

E gjitha kjo pasi Reali ka sjellë në ‘Santiago Bernabeu’ 20 vjeçarin Dani Ceballos, nga Real Betis.

Ardhja e Cabellos mund të shtyjë edhe Kovacicin që të mendojë për një aventurë të re, pse jo në Premierligë.

Komentet
Top