Materazzi: Këta lojtarë do të jenë vendimtarë në finale të Ligës së Kampionëve

football-champions-league-juventus-real-madrid-morata_3299526-681x383.jpg

Marco Materazzi ka treguar lojtarët që sipas tij do të jenë vendimtarë në finalen e Championsit

Juventusi e Real Madridi do të përballen në finale të Ligës së Kampionëve, sfidë kjo që do të zhvillohet në Cardiff me 3 qershor nga ora 20:45.

“Zonja e Vjetër” kërkon titullin e parë të Ligës së Kampionëve pas 20 vjetësh. Për herë të fundit kanë triumfuar në vitin 1996.

Në anën tjetër Real Madridi dëshiron të shkruajë histori, duke triumfuar dy herë me radhë në Ligën e Kampionëve. Diçka të tillë nuk e ka bërë asnjë klub që kur kjo garë ka ndërruar emrin në Champions League.

Ish mbrojtësi i Interit dhe Italisë, tashmë në pension, Marco Materazzi, ka treguar emrat e lojtarëve që mund të vendosin çështjen e fituesit në finalen e Championsit.

Ai mendon se edhe portierët do të jene vendimtar në natën e 3 qershorit.

“Cilët lojtarë do të jenë vendimtarë? Është shumë e lehtë të thuash Cristiano Ronaldo në njërën anë, derisa për Juventusin Higuain dhe Dybala”, tha Materazzi.

“Megjithatë unë mendoj se edhe portierët do të luajnë rol në këtë finale, do të jenë shumë vendimtarë. Ata do të jenë shumë të zënë gjatë gjithë ndeshjes”, shtoi italiani.

Komentet
Top