Matoshi ndër drejtorët e emëruar nga Qeveria e re

matoshi.jpg

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-deputeti Ruzhdi Matoshi aktualisht profesor universitar është emëruar drejtor i Ndërmarrjes Publike “Agrobursa” (Agroberza) e Maqedonisë.

Ai është ndër emërimet e bëra nga LR-PDSH, ndërsa siç dihet Matoshi është pjesë e kësaj strukture politike të ndarë nga PDSH.

Matoshi është i njohur për karrierën e tij politike si deputet i PDSH-së, ndërsa viteve të fundit ishte jashtë skenës aktive politike, duke qenë i angazhuar profesor universitar.

Ruzhdi Matoshi përveç që njihet si protagonistë i skenës politike pas vitit 2001, ai është i mirënjohur edhe për pjesëmarrjen në dy luftërat me emblemën e UÇK-së. I njohur si komandant Matoshi, ai ka qenë pjesëmarrës në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe më pas pjesë e udhëheqjes së UÇK-së në Maqedoni.

Komentet
Top