Mayweather: McGregor favorizohet nga mosha

mcgregor-mayweather-large_trans_NvBQzQNjv4BqqVzuuqpFlyLIwiB6NTmJwfSVWeZ_vEN7c6bHu2jJnT8-1-658x410.jpg

26 Gushti po afron dhe të gjithë janë në pritje të duelit të mijëvjecarit në boks mes Floyd Mayweather dhe Connor McGregor, një ekskluzivitet i Digitalb dhe Supersport. Në boks eksperienca është shumë e rëndësishme pasi të ndihmon të menaxhosh sic duhet situatën dhe të bën të përfitosh nga rrethanat, megjithatë Floyd Mayweather kampioni i madh amerikan nuk është i këtij mendimi dhe në një intervistë ka lënë të kuptohet se  rivali i tij në mbrëmjen e 26 Gushtit në Las Vegas, Connor McGregor ka një avantazh të madh pikërisht moshën.

Mayweather aktualisht është 40-vjec dhe ka gati 2 vite nga përballja e tij e fundit. Kjo është një arsyet që amerikani i druhet më shumë kundërshtarit të tij: “Ai është shumë më i ri, kur shoh veten time dhe Connor McGregorin në letër, ai është më i gjatë, ka një trup më të madh se unë dhe ky është një avantazh i madh për të”, deklaroi Floyd Mayweather.  Më tej boksieri amerikan shtoi: Tashmë jam 40 vjec nuk jam më i njëjti me atë të para dy viteve, ndërkohë që nuk jam gjithashtu i njëjti luftëtar që kam qenë 5 vite më parë. Të gjitha këto më penalizojnë krahasuar me McGregor, shtoi në fund Mayweather, i cili gjithsesi beson se mund të bëjë një paraqitje të mirë në duelin e mijëvjecarit ndaj 29-vjecarit irlandez.

Komentet

0 thoughts on “Mayweather: McGregor favorizohet nga mosha”

  1. GV says:

    ta perkrahim ziadinin, nese ky behet kopi e aliut dhe e thacit pra diktator partie ta rezojm pas 2 vjetesh

Top