Mbappe trondit Monacon dhe Realin me vendimin e fundit

auto_Kylian-Mbappe-e1490214214807-780x4391490277701.jpg

Kylian Mbappe ka njoftuar Monacon se dëshiron të largohet gjatë kësaj vere

Sulmuesi francez tashmë ka njoftuar skuadrën e tij Monaco së dëshiron të largohet për të kaluar në një skuadër më e madhe.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja franceze L’Equipe, e cila njofton se Mbappe mund të transferohet në Barcelonë, pasi bisedimet në mes të dy skuadrave kanë filluar.

Barcelona do të përfitojë 222 milionë euro nga shitja e Neymar në PSG dhe këto para do t’i shfrytëzojë për Mbappe.

Për lojtarin janë duke u interesuar edhe Real Madrid, Manchester City dhe Arsenal.

Skuadra e Monacos tashmë ka vendosur çmimin e Mbappe, të cilin e vlerësojnë 200 milionë euro.

Komentet
Top