Mbi 200 të rinj shqiptarë dhe maqedonas zhyten në lumin Drin – VIDEO

zhytje-ne-dri.jpg

Me kërcim grupor nga mbi 200 të rinj shqiptarë dhe maqedonas, në lumin Drini i Zi në Strugë, është shënuar fillimi i manifestimit dy ditor i quajtur “Festivali i jonë”. Kjo është pjesë i projektit “Dekada e përkatësisë, festimi i dallimeve”, kurse qëllimi është përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike në këtë pjesë të Maqedonisë. Ndarja etnike, shpjegojnë disa prej fëmijëve, mund të shihet edhe nëpër plazhe.

“Ne maqedonasit dhe shqiptarët jemi ndarë shumë. Unë merrem me basketboll dhe gjatë stërvitjeve kam mundur të shoqërohem me shokët tanë shqiptarë. Që tani, unë dhe shoqet e mia shqiptare, shkojmë bashkë në plazh. Ky organizim është i mirë, pasi na bashkon dhe na bën një. Ne shkonim në plazhin e femrave, ndërsa shqiptarët në plazhin e meshkujve, dhe në këtë mënyrë ndaheshim”, u shpreh një nxënëse.

Gjatë manifestimit do të realizohen aktivitete nga më të ndryshmet, duke filluar nga përpunimi i mozaikut, punime dore, muzikë, formimi i një korri të përzier rajonal, publikimi i revistës për të rinj dhe të tjera.

Komentet
Top