Me Porojin u solidarizuan Gruevski dhe Zaevi ndërsa nuk u panë Ahmeti, Thaçi, Sela e as Kasami

mkd-325092.jpg

Kryeministri Zoran Zaev me anëtarët e kabinetit qeveritar dhe me kryetaren e komunës së Tetovës pasdite vizituan fshatin Poroj. Zaev vendasit i njoftoi se qeveria ka ndërmarrë masa për riparimin e dëmeve të shkaktuara si rezultat i përmbytjeve. Janë formuar edhe komisione të posaçme të cilat do të duhet të bëjnë vlerësimin e dëmeve. Por është formuar edhe ekip që do ta realizojë projektin e UNDP-së dhe të komunës së Tetovës i cili para dy viteve është dorëzuar në qeveri, dhe me të cilin, në mënyrë afatgjate do të zgjidhej problemi i vërshimeve në këtë rajon.

Në vitin 2015 kur ndodhën vërshimet më katastrofale në Tetovë, ishte kryeministër Nikola Gruevski. Ai vizitoi disa herë fshatin Poroj dhe takoi banorët e këtij fshati duke u solidarizuar në kohërat më të këqija dhe shtyu iniciativën për pastrimin e shtratit të lumit të Porojit sa më hpejt. Vërshimi i lumit të Porojit këtë vit ka qenë me përmasa më të mëdha por fatmirsisht shtrati i lumit ka qenë i pastruar dhe lumi dhe balta nuk kanë hyrë nëpër shtëpija.

Me këtë fshat as në vitin 2015 dhe as tani nuk u solidarizuan personalisht as Ali Ahmeti, as Menduh Thaci, as Zijadin Sela.

Në zgjedhjet e fundit Poroji që njihej si bastion i PDSH-së fitoi votat Lëvizja BESA ndërsa për partinë e Zoran Zaevit kishte 100 vota.Shqipmedia

Komentet
Top