“Megjashi” tash fton institucionet të veprojnë ndaj “Bletës”

20217381_1698326313807979_411163860_n-1.jpg

Ambasada e fëmijëve “Megjashi” nuk e përkrah, siç e quan, të ashtuquajturën çerdhe “Bleta” ose shoqatat qytetare, të cilat ushtrojnë aktivitete për fëmijë parashkollorë me përmbajtje të pa miratuara nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) si dhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës(MASH). “Megjashi” fton Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), MPPS-në dhe MASH-in të inspektojnë nëse ka mësim fetar dhe indoktrinim në çerdhen “Bleta”.

Në përgjigjet e pyetjeve të gazetës KOHA, nga “Megjashi”, theksojnë se janë kundër çfarëdo edukimi jashtinstitucional të fëmijëve në çerdhe të palicencuara, ndërsa potencojnë se fëmijët nuk guxojnë të praktikojnë rituale fetare në ente për fëmijë, pasi ato janë sekulare. Këto qëndrime të reja të “Megjashit”, janë në kundërshtim me reagimin paraprak të kësaj organizate, në të cilin madje thuhej se është zgjedhje e prindërve se ku do t’i dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe… (Më gjerësisht do të mund të lexoni në numrin e nesërm të Gazetës KOHA)

Komentet
Top