Memushaj shumë afër Bologna-s

memushaj-konf-658x370.jpg

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushaj, aktualisht pjesë e FC Pescara-s, është shumë afër që të firmos për ekipin e Serie A, Bologna. Futbollisti shqiptar edhe pse mban në krah shiritin e kapitenit te Pescara (e cila ka humbur statusin në Serie A), me shumë gjasa, në verë do të largohet nga ekipi.

Bologna është një nga klubet që interesohet më shumë për Memushajn dhe interesi i klubit kuqeblu në drejtim të lojtarit shqiptar është konkret. Siç raportojnë edhe mediat italiane e diela do të jetë dita vendimtare që mund të përcaktojë të ardhmen e tij.

Komentet
Top